Ylli francez, Franck Ribery është në prag të pensionimit nga bota e futbollit.
Ish anëtari i Bayern Munich është afër marrëveshjes së dyanshme me Salernitana, për shkëputjen e kontratës aktuale.
Anësori veteran luan me klubin nga Serie A, por gjasat janë shumë të mëdha që ai mos të mbyll sezonin 2021/22 si futbollist aktiv.
‘Goal’ konfirmon se Ribery po mendon për shkëputje të kontratës dhe pensionim të menjëhershëm.
Lojtari mund të transferohet në ndonjë klub të ri, nëse arrin shkëputjen e marrëveshjes me Salernitana para orës 20:00, por vështirë se kjo ndodh.
Mbetet të shihet nëse sonte Ribery do t’i jap fund karrierës së tij. /Gazeta Sinjali Sporti/