image Ribery mbyll aventurën me Fiorentinën, ndihet i zhgënjyer me mënyrën e largimit

Futboll

Ribery mbyll aventurën me Fiorentinën, ndihet i zhgënjyer me mënyrën e largimit

news image

Franck Ribery mbyll aventurën dy vjeçare me fanellën e Fiorentinës në Serinë A, pasi klubi vjollcë vendosi të mos i ofrojë një kontratë të re yllit 38-vjeçar francez, ndonëse gjatë kësaj kohe kishte qenë një titullar i padiskutueshëm.

Në një intervistë për “Toscana TV”, Ribery shprehu gjithë zhgënjimin e tij me klubin italian, pasi deklaroi se ka dhënë gjithçka në dy vite dhe nuk ka marrë as edhe një telefonatë sqaruese për të ardhmen.

“Divorci ishte i vështirë, pasi në këto dy vite kam dhënë maksimumin, ashtu siç është në natyrën time. Ishte e çuditshme, pasi për 3-4 javë nuk më telefononte askush për të më thënë se çfarë do të ndodhë dhe kjo për mua është mungesë respekti. Më vjen keq, pasi do të doja të vazhdoja akoma te Fiorentina”, u shpreh Ribery.

Ndonëse mbylli përfundimisht eksperiencën në klubin toskan, 38-vjeçari francez i uron më të mirën Fiorentinës, pasi deklaron se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të luftonim për mbijetesë këtë sezon, megjithatë skuadra ka lojtarë të fortë dhe i ka të gjitha mundësitë për të provuar të bëjë diçka më shumë në të ardhmen”, përfundoi francezi. /Gazeta Sinjali Sporti/