image Riatdhesohen 56 shtetas të Kosovës të bllokuar në Emiratet Arabe

Kosovë

Aktualitet/ Riatdhesohen 56 shtetas të Kosovës të bllokuar në Emiratet Arabe

news image

Ditën e sotme, u riatdhesuan 56 shtetas të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vendosjes së izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Emirate përmes një postimi në Facebook. Në lajmërimin e saj thuhet se qytetarët u nisën mëngjesin e sotëm drejt Tiranës dhe 30 prej qytetarëve të riatdhesuar janë studentë.

“Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias, kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbën vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet”, shkruan Ambasada.

Ambasada ka njoftuar se të gjithë pasagjerët janë testuar në aeroport për testin COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

“Ambasada e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre”, thuhet në fund të njoftimit./Gazeta Sinjali/