image Riatdhesohen 300 persona nga Turqia

Kosovë

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia

news image

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar edhe dy fluturime të riatdhesimit nga Turqia në Kosovë.

Përmes këtyre dy fluturimeve, në Kosovë janë kthyer 300 persona, të cilët në muajt e fundit kanë mbetur në Turqi ose vendet fqinje për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, shpreh vlerësimin më të lartë për gjitha institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë të angazhuara në këtë proces, dhe si rezultat i ndihmës së të cilave është bërë i mundur riatdhesimi i shtetasve tanë. Njëkohësisht, falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pas lehtësimit të masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit, secili person që hyn në territorin e Kosovës, duhet të ketë dokument që vërteton se nuk është i infektuar me këtë virus, apo në të kundërtën është subjekt i vetizolimit për shtatë ditë.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 147 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 874 janë shëruar, ndërsa 30 pacientë kanë vdekur./Gazeta Sinjali/