image Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Shqipëri

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

news image

Është riaktivizuar zjarri në Malin e Thatë në Pogradec dhe nuk është arritur të vihet në kontroll edhe pas punës gjatë tërë ditës të specialistëve ADMZ me rrjete rrethanore.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë Veriore.

Rrezikohet prekja e pyllit në pjesën maqedonase nëse zjarri vazhdon me këto ritme, raporton A2.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar qëllimisht nga barinjët, përderisa specialistët thonë se zjarri mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri. /GazetaSinjali/