image Rezulton negative pacientja nga Drenasi, MSH-ja e shfuqizon vendimin për fshatin Zabel të Ulët

Kosovë

Shëndetësi/ Rezulton negative pacientja nga Drenasi, MSH-ja e shfuqizon vendimin për fshatin Zabel të Ulët

news image

Ministria e Shëndetësisë e ka shfuqizuar edhe zyrtarisht vendimin për të cilit fshati Zabel i Ulët i Drenasit u shpallë “vatër e përhapjes së infeksionit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Tani edhe zyrtarisht, Ministri i Shëndetësisë z. Vitia ka shfuqizuar vendimin për fshatin Zabel të Ulët që ishte shpallur ‘vatër e përhapjes së infeksionit’ pasi pacientja ka rezultuar me test negativ. I kërkojmë mirëkuptim e falenderim dy familjeve që ishin në karantinë, banorëve të fshatit Zabel dhe gjithë qytetarëve për shqetësimin “, ka shkruar Lladrovci.

I pari i Drenasit ka thënë se deri tani kanë arritur të menaxhojnë mirë situatën emergjente në shëndetin publik të krijuar nga pandemia COVID-19, mirëpo, thotë se “kjo nuk do të thotë se jemi imun ndaj pandemisë”.

Lladrovci ka apleuar qytetarët e Drenasit që edhe me tutje të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve të IKShP-së.

“Evitoni daljet e panevojshme, kujdeseni për shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik. Pa panik, me kujdes”, ka apeluar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10220239613214531