Më 13 maj, shefi i ekipit negociator të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të zhvillojë takim me kreun e ekipit negociator të palës serbe, Petar Petkoviq, ku do të diskutojnë lidhur me çështjen e personave të pagjetur, energjisë dhe targave.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Tanjug.
Stano tha se negociatorët e Kosovës dhe ata të Serbisë, do të vazhdojnë bisedimet për personat e zhdukur, energjinë dhe targat, në Bruksel të premten.
Në Bruksel shtojnë se përgatitja e dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, varet nga suksesi i bisedimeve ndërmjet negociatorëve kryesorë dhe se shpresojnë që një takim mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq mund të zhvillohet në maj.