Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim zv.kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë këtij takimi, diskutuan për integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK, si dhe rëndësinë e madhe që ka inkuadrimi i të rinjve dhe të rejave nga radhët e tyre edhe në kuadër të konkursit aktual.
Më tej në njoftim thuhet se të dy ishin të një qëndrimi që Ushtria e Republikës së Kosovës është profesionale dhe multietnike, e cila realizon misionin kushtetues dhe detyrat ligjore në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike.
Andaj, për konkursin që veçse është i hapur për të rekrutuar ushtarë të rinj, me mesazhin e përbashkët, ftuan të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, pa dallim përkatësie etnike, të aplikojnë për të mirën e përbashkët, thuhet në njofitmin e Ministrisë së Mbrojtjes.