Mediumi i famshëm botëror, Reuters, ka raportuar për luanin e quajtur Gjon, i cili ditë më parë doli në natyrën e Pyllit të Arinjve në Prishtinë.
Pasi u largua nga kafazi i një restoranti në Gjilan, luani tani ndodhet në natyrën e Pyllit të Arinjve në Prishtinë.
“Për një kohë të pacaktuar luani do të qëndrojë në hapsirën tonë, vizitorët nuk do të jenë në gjendje ta shohin atë, ndërsa kolegët tanë do të kujdesen për të gjatë ditës”, tha Taulant Hoxha për Reuters.
Ai po ashtu shtoi se e kanë në plan ta dërgojnë luanin në një strehimor për maca të mëdha në Holandë, e pastaj në Afrikën e Jugut.
“Plani ynë është të gjejmë një zgjidhje për të dhe ta nxjerrim nga Kosova. Së pari ai do të transportohet në një strehimore të maceve të mëdha në Holandë, dhe nëse premton shëndeti i tij, destinacioni i tij i fundit do të jetë strehimorja e organizatës sonë në Afrikë të Jugut”, tha Hoxha.
Disa ditë më parë u raportua se luani më në fund kishte arritur të dalë në ambient natyror, pasi ishte i mbyllur në një kafaz.