image Reuters: Rusia nuk i ka përdorur as për së afërmi kapacitetet e plota ndaj Ukrainës

Botë

Reuters: Rusia nuk i ka përdorur as për së afërmi kapacitetet e plota ndaj Ukrainës

news image

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së, ka folur për Reuters rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Ai ka thënë se Rusia nuk i ka përdorur kapacitetet e saj të plota ndaj Ukrainës.

“Ajo që kemi parë deri tash, në këto orët e para, janë në linjë me vlerësimet tona të mëhershme. Qëllimi i Putin është i qartë: t’ja ‘presë kokën’ qeverisë aktuale Ukrainase”, ka thënë ky zyrtar.

“Kjo është vetëm faza e parë e një pushtimi të përmasave të mëdha. Rusia në këtë pushtim ka përdorur një numër të limituar të mbi 150,000 trupave që janë rreth Ukrainës. Nuk besojmë se Rusia ka përdorur as për së afërmi kapacitetet e plota që ka në dispozicion”, ka shtuar zyrtari.

/GazetaSinjali/