Ndonëse me vendim të Qeverisë së Kosovës, lokalet e gastronomisë nuk lejohet që të shërbejnë, përveç shërbimet “merr me vete”, jo të gjitha restorantet e lokalet po i përfillin këto masa, shkruan Gazeta Sinjali.
Të paktën jo restoranti “Pishat” në Shkugëz të Gjakovës.
Një sinjalizues ka dërguar një video nga hapësira e hapur e këtij restoranti, ku shihen tavolinat e mbushura me klientë.
Sipas tij, gjendja e njëjtë e këtij lokali ka qenë edhe dje./Gazeta Sinjali/