image Restaurohet Kisha Ordodokse Serbe, Kurti: Trajtimin e barabartë të grupeve etnike e kemi prioritet

Politikë

Restaurohet Kisha Ordodokse Serbe, Kurti: Trajtimin e barabartë të grupeve etnike e kemi prioritet

news image

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar tashmë, restaurimi i tri aseteve të Kishës Ortodokse Serbe, e mbrojtur nga ligji i Kosovës.

Ai ka shkruar në Twitter, se trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë së drejtuar nga vet ai.

”Në partneritet me BE dhe UNDP, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe – të mbrojtura nga ligji i Kosovës – ka përfunduar tani”, ka shkruar Kurti.

“Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë sonë”.

/GazetaSinjali/