image "Respekt për bukuroshen"/ Flet missi që u komentua nga kryetari i Leposaviqit

Bota e Yjeve

“Respekt për bukuroshen”/ Flet missi që u komentua nga kryetari i Leposaviqit

news image

“Respekt për Bukuroshen”, ishte komenti që ia bëri para pak ditësh në Facebook kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, një vajze nga Drenasi me emrin Mejreme Hajdaraj, e cila ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023”.

Kjo e fundit, është pyetur në lidhje me këtë koment dhe reagimet që u bënë më pas, duke thënë se kishte menduar që nuk ka mundësi që të jetë e vërtetë, për shkak të situatës ato ditë në veri.

“Fillimisht nuk e pashë, njerëzit ma kanë dërgu. Fillimisht thash që jo nuk ka mundësi, për arsye t’u e marrë parasysh krejt ato gjëra që u bën në veri dhe situata e tensionuar që ke. Unë e mora për respekt, që në krejt atë situatë që u bë, e mora shumë mirë në fakt. Mendoj që krejt duhet me e bë këtë, krejt duhet me uru, sidomos kur përfaqësohet shteti”, ka thënë ajo në T7.

Vajza në fjalë tha se e penguan disa prej reagimeve për këtë koment, derisa pati edhe një mesazh falënderimi për kryetarin Hetemi.

“Nëse ka kohë me e pa këtë intervistë, i uroj sukses në punën që u zgjedh me e bë. E falënderoj që më ka komentu dhe që më ka mbështet ai dhe secili që e ka gjetë kohën.” – tha ajo.

Vlen të theksohet se Hetemi ishte komentuar shumë edhe për shkak se kishte qëndruar për disa ditë brenda objektit të komunës i mbrojtur nga Policia e Kosovës.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë”, kishte thënë Hetemi kur ishte pyetur për qëndrimin e tij disaditor në komunë.

/GazetaSinjali/