image Reshjet e mëdha të shiut, bllokohet rruga te Ura e Mirushës

Sociale

Reshjet e mëdha të shiut, bllokohet rruga te Ura e Mirushës

news image

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi ka njoftuar se rruga te Ura e Mirushës nuk është e kalueshme, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët tjera në komunën e Malishevës janë të kalueshme.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ju njoftojmë se deri në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç te ura e Mirushës kalimi me vetura të vogla është i pa kalueshëm”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka falënderuar Policinë, Zjarrfikësit dhe kompaninë “ Ndërtimi-ING” SHPK , të cilët mundësuan që rrugët të jenë të kalueshme.

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, ju njoftojmë se deri në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme,…

Posted by Vesel Krasniqi on Sunday, November 20, 2022

/GazetaSinjali/

.