image Reshjet e mëdha të shiut, Aliu: Situata në Shtime është nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale

Sociale

Reshjet e mëdha të shiut, Aliu: Situata në Shtime është nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale

news image

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka folur mbi gjendjen në vend si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka qenë në terren për të monitoruar situatën nga vërshimet.

“Pas reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit dhe sidomos sot në gjithë Kosovën por edhe në Shtime, ishim në terren për ta monitoruar nga afër situatën e krijuar, bashkë me zyrtarë nga Stacioni Policor në Shtime, Njësinë e Zjarrfikësve, Ekipet Emergjente si dhe bashkëpunëtorë nga kabineti qeverisës”, ka shkruar Aliu.

Ai ka bërë të ditur se deri tash nuk ka pasur ndonjë rast emergjent dhe situata është nën monitorimin e komunës.

“Vizituam disa fshatra dhe lokacione në të cilat për shkak rritjes së nivelit të ujit, ka filluar rrjedhja e ujit nga shtrati i lumit dhe gjendja paraqitet më e vështirësuar. Deri tani fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast emergjent dhe situata është nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale”, deklaroi Aliu.

Sipas tij, në rast se shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë, kjo mund ta shtojë edhe rrezikun e vërshimeve dhe përmbytjes.

“Ekipet përkatëse komunale janë të përgatitura për ndërmarrjen e masave preventive me gjitha kapacitetet poseduese për ndërhyrje. Gjitha strukturat lokale, me theks ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për intervenim, në eliminimin e vështirësive eventuale që mund të paraqiten”, shtoi kryetari Aliu.

Në fund, ai i fton qytetarët për bashkëpunim me ekipet emergjente dhe për raste emergjente të kontaktojnë këtë numër: 080072000.

https://www.facebook.com/DrQemajlAliu/posts/pfbid0TKbG3Y6fM5wU8wVQge9UKFTBSyRrvnmi2jVCUunG4Gc6AZDe5d9SnC5Y3TgRxYfCl

/GazetaSinjali/