Të paktën 21 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në kryeqytetin e Indonezisë, Jakarta.
Shërbimi meteorologjik regjistroi 337 milimetra reshje brenda një dite në aeroportin e Jakartas.
Agjencia e Gjeofizikës deklaroi se reshjet më shumë se 150 milimetra janë ekstreme për vendin.
Rreth 62 mijë persona u evakuuan.
Kjo është sasia më e lartë e shiut të rënë që prej vitit 1996 duke sjellë përmbytje dhe pasoja shumë të rënda.
Sipas parashikimeve, reshjet e dendura do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Agjencia tha se intensiteti i shiut ishte për shkak të disa faktorëve, përfshirë sezonin e monsoon, si dhe një sasi të lartë avulli uji në ajër që prekin formacionet e reve mbi ishullin Java. /Gazeta Sinjali/