image Reshjet e borës, as në Kamenicë nuk do të mbahet procesi mësimor

Kosovë

Arsim/ Reshjet e borës, as në Kamenicë nuk do të mbahet procesi mësimor

news image

Në komunën e Kamenicës sot nuk do të mbahet procesi mësimor në asnjë shkollë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga komuna, ku thuhet se arsyeja e mos mbajtjes së mësimit janë reshjet e mëdha të borës, raporton Gazeta Sinjali.

“Sot nuk do të mbahet mësim në asnjë shkollë të Kamenicës. Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit që sot nuk do të mbahet mësim në të gjitha nivelet shkollore. Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës. Për çdo ndryshim DKA do të iu njoftoj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe komuna e Dragashit dhe Istogut, kanë marrë vendim që për shkak të reshjeve të mëdha të borës të pezullojnë procesin mësimor./Gazeta Sinjali/