image Reshje bore e akull nëpër rrugë, Britania e Madhe përfshihet nga moti i keq

Evropë

Reshje bore e akull nëpër rrugë, Britania e Madhe përfshihet nga moti i keq

news image

Moti i keq ka përfshirë Britaninë e Madhe, ndërkohë që autoritetet kanë dhënë alarmin për përkeqësim të motit. Daily Mail shkruan se reshjet e borës deri në 6 cm mund të sjellin probleme.

Autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, ndërsa disa rrugë thuhet se do të mbyllen. Nga ana tjetër, nesër pritet të rriten temperaturat në 15 gradë Celsius.

Po ashtu thuhet se në rrugë do të ketë prezencë të madhe akulli. Parashikuesi i Met Office, Marco Petagna tha se temperaturat gjatë ditës dhe natës pritet të rriten gjatë dy ditëve të ardhshme.

/GazetaSinjali/