image Republika e Çekisë mposht Skocinë, me golat e Patrick Schick

Futboll

Republika e Çekisë mposht Skocinë, me golat e Patrick Schick

news image

Ka përfunduar përballja Skoci – Republika e Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Republika e Çekisë ka fituar me rezultat të pastër 2-0, ndaj britanikëve.

Sulmuesi Schick, ka realizuar golin e parë në këtë përballje në minutën e 42-të.

Patrick Schick ka shënuar edhe golin e dytë, në mënyrë të jashtëzakonshëm në min e 52-të, nga gjysma e fushës duke e parë gabimin e bërë nga portieri kundërshtar që e ka lëshuar portën.

Me këtë fitore kombëtarja nga Evropa qendrore, bëhet liderë në Grupin D, ku së bashku me Anglinë kanë nga një fitore, ndërsa Kroacia e Skocia do presin ndeshjet e radhës për të fituar pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/