Lideri i Nismës, Fatmi Limaj në seancën e jashtëzakonshme i ka kërkuar kryeministrit Kurti të mos bëhet popullist sepse do të harxhohet shpejt, ndërkaq Kurti ka ironizuar duke i thënë Limajt që “Mësimi që nuk mësohet, duhet përsëritur”.
“Me këtë politikë populliste do të harxhoheni, janë simpatike në fillim por jo më vonë. Mos përmendni policë, keni me marrë vendime, ke me kry detyra prandaj bëhuni serioz”, i ka replikuar Limaj Kurtit.
Kurti në anën tjetër i përsëriti Limajt fjalët që i kishte thënë në konferencën për heqjen e taksës që bëri javën e kaluar.
“Pasi të hiqet tarifa për lëndën e parë ajo çfarë kam deklaruar është se pika 2, ftojmë Serbinë që si përgjigje të zotohet që do ta ndërpresë fushatën për çnjohje dhe të nisë eleminimin e barrierave tarifore ndaj Kosovës”, është shprehur Kurti.
Kurti gjithashtu tha se nuk duhet të paragjykojnë, por të presin se çfarë do të bëjnë Serbia pas 1 prillit. Këto sipas Kurtit nuk janë negociata por veprime dhe duhet të presin./ Gazeta Sinjali/