image Replika mes Hoxhajt e Kurtit ‘edhe pse jemi në opozitë po të them që temat t’i marrësh në dorë’

Politikë

Replika mes Hoxhajt e Kurtit ‘edhe pse jemi në opozitë po të them që temat t’i marrësh në dorë’

news image

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se fjalimi i sotëm i kryeministrit, Albin Kurti tregon që ai po dëshiron t’i ikë dialogut me Serbinë. Por që ky i fundit tha se qeveria e udhëhequr nga ai është për dialog të përgatitur mirë dhe me parime.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, Hoxhaj i tha shefit të ekzekutivit që mos t’i humb edhe dy vite qeverisje të tij me kauzën e taksës.

Hoxhaj i tha Kurtit se ai është në qeveri për të udhëhequr, e jo për të administruar.

“Unë e pash fjalimin tënd në formë të sofistikuar me i thënë jo dialogut. Edhe pse jemi në opozitë po të them që temat duhet t’i marrësh në dorë. Ti nuk je në qeveri për të administruar, por të udhëheqësh”, tha ai.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, Hoxhaj i tha shefit të ekzekutivit që mos t’i humb edhe dy vite qeverisje të tij me kauzën e taksës.

“Mos t’i humbim edhe dy vjet me taksën, e cila ka qenë e motivuar vetëm për t’i ndal njohjet. Mos e shndërroni në politikë”, tha ai.

Në kundërpërgjigjen e tij, kryeministri Kurti tha se kjo nuk qëndron dhe se ai nuk po ikën dialogut, vetëm se dëshiron që dialogu te jetë i përgatitur mirë.

“Reciprociteti që angazhohemi, edhe si mënyrë e si vlerë, është jo një reciprocitet i kufizuar, por një lloj vizioni gjeometrik. Ai mua, unë atij…fare kjo qeveri nuk i ik dialogut, por jemi për dialog të përgatitur mirë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/