image Reperja më e paguar qe dy vite karrier, Tayna u jep një premtim fansave

Bota e Yjeve

Reperja më e paguar qe dy vite karrier, Tayna u jep një premtim fansave

news image

Reperja e famshme kosovare, Tayna, është një nga këngëtaret me të paguara në Kosovë dhe Shqipëri.

Fillimin e karrierës Tayna e ka pasur me këngën “Columbiana”, e cila ka ngjallur debate të ndryshme dhe ka fituar klikime të shumta. Ndër të tjera, edhe paraqitja e saj në rrjete sociale, e koncerte ka arritur të mbaj afër e të mbledh një numër të madh të fansave, transmeton Gazeta Sinjali.

Për sukseset e arritura, Tayna përmes një InstaStory ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen, duke iu premtuar kështu se do të vazhdojë t’i argëtoj me hite të reja.

“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”, ka shkruar reperja. /Gazeta Sinjali/.