Reperi shqiptar i njohur për publikun me nofkën ‘Gashi’, i cili është edhe mbiemri i tij, tash ka ndërruar emrin nga shqiptar në një emër anglez.
Prindërit e emëruan me emrin shqiptar Labinot, më pas shkuan për të këkuar një jetë të re e më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E atje djaloshi tashmë reper i njohur jo vetëm tek shqiptarët, ka vendosur që emri i tij të mos jetë më ‘Labinot’.
Gashi ka vendosur që emri i tij i ri të jetë ‘Larry’ që nga dita e nesërme. Ai e tregon këtë me anë të një postimi që ka bërë në Twitter.
“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq babë e nënë“, shkruan reperi./Gazeta Sinjali/