Rep-artisti i njohur amerikan DMX, ka anuluar të gjitha koncertet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për ta vendosur në prioritet familjen dhe të qëndruarit esëll, DMX e ka regjistruar vetën në një institucion rehabilitimi. Ai kërkon falje për koncertet e anuluara dhe i falënderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në mbishkrimin e imazhit të publikuar.
Kujtojmë se DMX për të njëjtën arsye kishte anuluar koncertet edhe në vitin 2017./Gazeta Sinjali/