image Zvicra anulon panairin më të madh në botë për bizhuteri - coronavirusi ndikon në rënien e ekonomisë

Coronavirusi/ Zvicra anulon panairin më të madh në botë për bizhuteri – coronavirusi ndikon në rënien e ekonomisë

news image

Në Basel të Zvicrës janë anuluar gjithë panairet tregtare të planifikuar të mbaheshin në muajin mars ku pritej të merrnin pjesë mijëra biznese nga e gjithë bota, kjo si rezultat i masave parandaluese ndaj coronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“BaselWorld”, panairi më i madh në botë për orë dhe bizhuteri i cili këtë vit pritej të mbahej në Basel, është anuluar për shkak të frikës nga mundësia e përhapjes së coronavirusit. Panairi i paraparë të mbahej në fillim të muajit mars është shtyrë për vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Federal Zviceran.

Ky panair vitin e kaluar ka sjellur rreth 81 mijë vizitorë duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e shtetit zviceran. Ndërkaq, këtë vit ekonomia e Zvicrës do të ketë rënie për shkak të anulimit të panairit ku do të merrnin pjesë mijëra biznese.

Një sinjalizues sot gjatë gjitës ka njoftuar se qeveria zvicerane ka bërë të ditur që ka ndaluar tubimin e njerëzve në masë të madhe mbi 1 mijë persona pikërisht për shkak të frikës nga virusi vdekjeprurës.

Sot mediat zvicerane kanë raportuar se i prekuri i fundit me coronavirus është një 30- vjeçar nga kantoni i Freiburgut. Në shtetin e Zvicrës numri i të infektuarve me coronavirus deri sot është 19.

Coronavirusi, ka ndikuar edhe në turizmin e shtetit të Zvicrës, duke shkaktuar rënie të madhe të vizitorëve nëpër hotele.

Me anulimin e panaireve tregtare si dhe me dhomat bosh të hoteleve është prekur dhe do të ketë pasoja ekonomia e shtetit zviceran./ Gazeta Sinjali/