Reperi ndërkombëtar Drake tërhoqi vëmendjen e publikut në ndeshjen e basketbollit mes Brooklyn Nets dhe Toronto Raptors, që u luajt në Toronto.
36-vjeçari u dallua nga turma duke veshur një pallto ngjyrë të bardhë, që ishte e zbukuruar me dy arushë.
Drake është ambasador i ekipit kanadez të basketbollit, Toronto Raptors dhe është i pranishëm në çdo ndeshje të NBA që luan kjo skuadër.
Ai veçohet me stilin e tij, duke guxuar të veshë rroba ekstravagante që shumica edhe nuk e bëjnë.