image Mbappe ia "humb" Drakes mbi 2 milionë euro, reperi e humb bastin e finales

Futboll

Mbappe ia “humb” Drakes mbi 2 milionë euro, reperi e humb bastin e finales

news image

Reperi i njohur kanadez, Drake e ka humbur bastin prej 1 milionë dollarëve të vendosur në ndeshjen finale mes Argjentinës dhe Francës.

Drake ishte në garë për të fituar 2 milionë e 750 mijë dollarë, mirëpo basti i tij nuk doli sipas parashikimit.

Koha e rregullt e ndeshjes finale mes Argjentinës e Francës është mbyllur me barazim, 2:2.

Drake kishte vendosur bast që pjesën e parë të ndeshjes ta fitonte Argjentina, ashtu edhe doli, mirëpo në pjesën e dytë Franca duhej të përmbyste rezultatin.

Argjentina kishte epërsinë prej dy golave deri në minutën e 80-të, kur Kylian Mbappe shënoi dy gola brenda dy minutave.

/GazetaSinjali/