Labinot Gashi ndryshe i njohur me emrin artistik Gashi, ka bërë të ditur se ka ndërruar emrin.
Ai këtë e ka bërë përmes rrjetit social Twitter, madje u ka kërkuar falje publike prindërve, transmeton Gazeta Sinjali.
“Do ta ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi vetëm… jo më Labinot. Më fal mami dhe babi”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, “Safety” në bashkëpunim me DJ Snake është projekti i fundit muzikor i Gashit që është publikuar me videoklip. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/