Granit Bajraktari i njohur me emrin artistik si Elinel, është bërë baba për herë të dytë.
Rep-artisti është bërë baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Sia, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Elinel përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram.
“Sia. Jam i bekuar”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e fotografisë.
Elinel është i martuar me Klemetina Arifin tash e sa vite. Çifti kanë edhe një tjetër vajzë, e cila quhet Sandra./Gazeta Sinjali/