Rep-artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago dhe gazetarja gjithashtu e njohur kosovare, Vesa Rama, janë bërë prindër.
Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilit ende nuk e kanë zbuluar se me çfarë emri e kanë pagëzuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin se janë bërë prindër e kanë bërë të ditur dyshja, përmes postimeve në profilet e tyre në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se Skerdi dhe Vesa u fejuan në muajin janar të vitit 2019./Gazeta Sinjali/