Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK, transmeton Gazeta Sinjali.
“Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.”
“ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/