image Rëndohet situata me COVID-19 në Britani, Johnson: Doktorët do të detyrohen t’i përzgjedhin të infektuarit

Evropë

Rëndohet situata me COVID-19 në Britani, Johnson: Doktorët do të detyrohen t’i përzgjedhin të infektuarit

news image

Situata me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rënduar ditëve të fundit.

Teksa lajmëronte karantinën e re, kryeministri i vendit u shpreh: “Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk do të injoronte shifrat që paralajmërojnë se vdekjet mund të shkojnë edhe në mijëra në ditë”.

Spitalet sipas tij, shumë shpejt mund të përballen me një mbingarkesë që do t’i bëjnë të tejkalojnë kapacitetet e tyre.

“Doktorët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve që duhen trajtuar e që do të marrin oksigjen, dhe atyre që nuk do ta marrin dot, do të vendosin praktikisht kush do të jetojë e kush do të vdesë”, tha Johnson. /Gazeta Sinjali/