image Mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës, 37 në gjendje të rëndë - Sinjali

Mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës, 37 në gjendje të rëndë

news image

Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 116 pacientë, prej të cilëve 995 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 935 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Në njoftim tregohet se në QKUK janë të shtrirë 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi.

Pacientët sipas klinikave

– Klinika Infektive, 117 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.

Pacientët sipas spitaleve:

– Spitali i Prizrenit, 143 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 129 pacientë

– Spitali i Pejës, 180 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 125 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: