image Rëndohet gjendja e dy të infektuarve me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, dërgohen me urgjencë në QKUK

Shëndetësi

Rëndohet gjendja e dy të infektuarve me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, dërgohen me urgjencë në QKUK

news image

Sot gjatë ditës, dy pacientë të infektuar me koronavirus në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të vështirësive me oksigjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Spitalit në Gjilan, Ukshin Ismaili, i cili tha kjo ka ndodhur për shkak të vështirësive në furnizim me oksigjen.

“Sot janë shfaqur më shumë vështirësi me oksigjen. Oksigjen ka pasë, por janë shfaqur vështirësi në furnizim me oksigjen. Por jemi marrur vesh me SHSKUK që pacientët me i transferu deri në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa, në pyetjen se kur do të bëhet furnizimi me oksigjen në këtë spital ditëve në vijim, Ismaili tha se kjo nuk varet nga ata.

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një prononcim për Sinjalin, pati deklaruar se kjo komunë po përballet me mungesë të furnizimit me oksigjen për pacientët e infektuar me koronavirus.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, në Gjilan janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19.

/Gazeta Sinjali/