image Rëndohet bilanci, mbi 3500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, mijëra të plagosur

Botë

Rëndohet bilanci, mbi 3500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, mijëra të plagosur

news image

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të së hënës në Turqi dhe Siri është rritur në 3,554. Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.

Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.

Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura. Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me këtë tërmet, Turqia u trondit nga “katastrofa më e madhe” që nga tërmeti i Erzincanit të vitit 1939.

Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt është shpallur zie kombëtare shtatë ditë. Flamuri ynë do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën e 12 shkurt në të gjithë vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të huaja”, tha Erdogan nëpërmjet Twitter.

/GazetaSinjali/