image Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Evropë

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

news image

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 257 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm në Detin Egje, i cili rrëzoi ndërtesat në qytetin turk Izmir dhe krijoi valë detare në ishujt grek, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se gjashtë persona kishin vdekur kur tërmeti, me madhësi rreth 7.0 shkallë, goditi në orën 14:51 pasdite me kohën lokale të premten.

Numri i të vdekurve pritet të rritet. Kryetari i bashkisë së Izmirit i tha kanalit televiziv “CNN Turk” se të paktën 20 ndërtesa ishin shembur në qytetin i cili është shtëpia e 4.5 milionë njerëzve.

Epiqendra ishte rreth 17 km larg provincës Izmir dhe tetë milje në veri-lindje të ishullit grek të Samos, në një thellësi relativisht të cekët prej rreth 10 milje. /Gazeta Sinjali/