Sot janë luajtur 10 takime interesante në kualifikimet e Kupës së Botës.
Plotë 39 gola u realizuan natën e sotme në 10 duelet e luajtura.
Ndeshja që prodhoi më së shumti gola ishte fitorja e Gjermanisë 9-0 ndaj Lihtenshtajnit.
Në anën tjetër Kroacia mposhti Maltën 1-7, ndërsa Rusia fitoi ndaj Qipros 6-0.
Maqedonia e Veriut morri një fitore të rëndësishme ndaj Armenisë 0-5, kurse Portugalia u ndal në barazim 0-0 kundër Irlandës.
Kjo është renditja tabelore pas ndeshjeve të luajtura sonte në grupet A, B, H dhe J.