image Kosova shënon ngritjen më të lartë që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA

Futboll

Kosova shënon ngritjen më të lartë që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA

news image

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të lartë që prej anëtarësimit të saj në UEFA dhe FIFA, raporton Sinjali Sport.

Pas fitores në udhëtim ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë në “Fadil Vokrri”, Dardanët janë ngritur gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, duke dalë kështu në vendin e 109 në botë me 1176.28 pikë.

“Veçanërisht duhet përmendur Kosovën, e cila u ngrit në vendin 109, më së larti ndonjëherë”, shkroi FIFA./Gazeta Sinjali Sporti/