image Renditja në Grupin I, Kosova ende me gjasa për kualifikimin historik

Futboll

Renditja në Grupin I, Kosova ende me gjasa për kualifikimin historik

news image

Kosova ka marrë barazimin e katërt nga pesë ndeshje deri tash në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Dardanët” të shtunën barazuan 2 me 2 me Zvicrën lidere të grupit.

Pas pesë xhirosh në këtë grup, Kosova është e parafundit dhe ka katër pikë të tubuara. Megjithatë gjasat për arritjen e dy pozitave të para ekzistojnë matematikisht.

E para mbetet Zvicra me 11 pikë. Rumania është e dyta me nëntë e Izraeli i treti me tetë. Bjellorusia është e katërta me katër, aq sa ka edhe Kosova në vendin e pestë, ndërsa në fund është Andorra me vetëm dy pikë.

Dy ekipet e para shkojnë në “Euro 2024”. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan si mysafire e Rumanisë.

/GazetaSinjaliSport/