Një nga mundësitë që po diskutohet është edhe përfundimi i sezonit qysh tash.
Kjo i bie që edhe cmimet individuale sikur këpuca e artë do të duhej ose të anuloheshin ose të vlerësoheshin me renditjen momentale.
Nëse ndodh kjo e fundit, do të ishte lajm fantastic për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, i cili kryeson renditjen.
Bleacher Report iu sjell renditjen e të gjithë kandidatëve potencialë.
Kujtojmë se secilës ligë i ipet një vlerësim mes 1 dhe 2, e cila shumëzohet pastaj me numrin e golave të lojtarit.
Kështu, golat e Haland në Bundesligë do të numëroheshin me 2 pikë, ndërsa me Salzburgun në Austri me 1.5.
1. Ciro Immobile, Lazio: 27 x 2.0 = 54.0
2. Robert Lewandowski, Bayern Munich: 25 x 2.0 = 50.0
3. Cristiano Ronaldo, Juventus: 21 x 2.0 = 42.0
3. Timo Werner, RB Leipzig: 21 x 2.0 = 42.0
3. Erling Haaland, RB Salzburg, Borussia Dortmund: 16 x 1.5, 9 x 2.0 = 42.0
6. Lionel Messi, Barcelona: 19 x 2.0 = 38.0
6. Jamie Vardy, Leicester City: 19 x 2.0 = 38.0
8. Kylian Mbappe, PSG: 18 x 2.0 = 36.0
9. Romelu Lukaku, Inter Milan: 17 x 2.0 = 34.0
9. Pierre-Emerick Aubameyang, Arsenal: 17 x 2.0 = 34.0
9. Wissam Ben Yedder, Monaco: 17 x 2.0 = 34.0