Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikatës të Bujqve, ka thënë se arat e Kosovës këtë vit pritet që të japin bukën për vetëm 30 për qind, krahasuar me nevojën totale për konsum.
Pas kësaj çfarë tha Tahiri, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha se “të dhënat zyrtare rreth korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë individ tjetër”.
“Për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar e që totali është rreth 91,436.11 hektarë bazuar në të dhënat e marra nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në raportin e aplikimeve për Programin e Pagesave Direkte. Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak”, shkroi Peci.
Pas asaj çfarë shkroi ministri Peci, në debat u përfshi edhe një bujk. Videon e tij e publikoi Naim Bytyqi, këshilltar në Kuvendin Komunal të Pejës.
Bujku nga Dukagjini, thotë se rendimenti sivjet është “shumë i dobët”.