image Rend tepër i gjatë i qytetarëve duke pritur për shërbime në Komunën e Prishtinës

Kosovë

Rend tepër i gjatë i qytetarëve duke pritur për shërbime në Komunën e Prishtinës

news image

Shumë qytetarë kanë shkuar në Komunën e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm për shërbime të ndryshme.

Një video e dërguar nga një sinjalizues shfaq një rend të gjatë të qytetarëve jashtë objektit të komunës.

Sinjalizuesi i ka thënë Gazetës Sinjali se ishte duke pritur nga ora 05:00 e mëngjesit për ta bërë regjistrimin e veturës.

Gazeta Sinjali ka provuar të marrë informacione nga Komuna e Prishtinës, por zëdhënësja e kësaj komune, Miranda Mullafazliu -siç ndodhë shpesh- nuk ka qenë e qasshme në telefon. /Gazeta Sinjali/