image Rektori i ri propozon përfshirjen e profesorëve ndërkombëtarë për t’i ndëshkuar plagjiatorët e UP-së

Arsim

Rektori i ri propozon përfshirjen e profesorëve ndërkombëtarë për t’i ndëshkuar plagjiatorët e UP-së

news image

Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka njoftuar se javën tjetër do ta formojë një grup për rishikimin e statutit të UP-së.

Qerimi ishte sot për raportim në Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa foli veçanërisht për çështjen e plagjiaturës.

“Një pshtjellim”, tha Qerimi se po e përcjell Universitetin e Prishtinës.

“Kodi i Etikës është shumë i përgjithshëm”, tha ai dhe theksoi se “duhet të jetë më specifik”.

“Unë parashoh që për situatat më të komplikuara të formohen komisione me profesorë ndërkombëtarë që kanë më shumë përvojë në çështjen e etikës”, tha rektori Qerimi.

/GazetaSinjali/