image Bëhen të ditur emrat që synojnë postin e Rektorit të UP-së

Arsim

Bëhen të ditur emrat që synojnë postin e Rektorit të UP-së

news image

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar se në konkursin për rektor të UP-së kanë aplikuar gjashtë persona.

Kësisoj, postin e rektorit të UP-së e synojnë But Deda, Ilir Tolaj, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Qerim Qerimi dhe Ermir Rogova.

Konkursi për rektor është hapur pasi ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve, është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së.

/GazetaSinjali/