image Përurohet shtatorja e Anton Çettës, Rama: E vendosur në oborrin e Universitetit, në vendin e duhur

Sociale

Përurohet shtatorja e Anton Çettës, Rama: E vendosur në oborrin e Universitetit, në vendin e duhur

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas vendosjes së shtatores së humanistit, Anton Çetta, ka deklaruar se kjo shtatore na vjen në vendin e duhur, në oborrin e Universitetit të Prishtinës aty ku gërshetohen dashuria për dijen me dashurinë për njeriun.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humanistit Anton Çetta, po ia njohim madhështinë duke e shënuar me përurimin e shtatores së tij, përjetësinë në mesin tonë.

“Veprimtaria e tij e shenjtë na mësoi se virtyti më i lartë njerëzor është me shtri dorën e pajtimit e me falë”, ka shkruar Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/pfbid0UzuHuhbxkv3bWMDyCeYWXQZNBugvc646HpeqiErLRB5EC2nYYU2HJiF2LeSTRf9ml

/GazetaSinjali/