158 pacientë janë trajtuar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë në 12 orët e ndërrimit të natës, transmeton Gazeta Sinjali.
Drejtoresha e QKMF-së në Suharekë, Sale Bytyqi, ka thënë për Gazetën Sinjali se ky është një numër rekord për stafin shëndetësor të kësaj qendre
Tutje ajo ka shtuar se qytetarët që kanë kërkuar ndihmë, në shumicën e rasteve kishin simptoma të diarresë, temperaturë të lartë dhe të vjella.
“Simptomat kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga hipertensioni e deri tek ndonjë barkqitje, vjellje që i referohet, kohës, temperaturës, pakujdesisë në ushqim”, ka thënë ajo për Sinjalin.
Tutje ajo ka shtuar se të gjithë pacientët që kanë marrë trajtim në QKMF-në e Suharekës janë liruar për në shtëpi.