Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se sot janë planifikuar rekord operimesh në aeroportin “Adem Jashari”, përcjell Gazeta Sinjali.
ASHNA nëpërmjet një njoftimi ka treguar se janë planifikuar 130 operime të fluturakeve të cilat do të realizohen përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Njoftimi i plotë
REKORD I OPERIMEVE NË ASHNA, 130 OPERIME TË PLANIFIKUARA PËR SOT
Sot me datë 23.07.2021 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA, ka kënaqësinë të njoftojë publikun e gjerë që janë të planifikuara gjithsej 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale./Gazeta Sinjali/