image Reims mposhtë Lyonin, Berisha asiston në golin e parë

Futboll

Reims mposhtë Lyonin, Berisha asiston në golin e parë

news image

Lyoni u ballafaqua me Reimsin në kuadër të xhiros së 16-të në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.

Reims triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2 kundër Lyonit.

Faes e realizoi golin e parë të asistuar nga Valon Berisha, kurse Ekitike e dha golin e dytë.

Për vendasit Ekambi e shënoi golin e vetëm.

Për mysafirët nga fillimi u paraqitet reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha i cili luajti 84 minuta, kurse Arbër Zeneli vazhdon të mungojë.

Në anën tjetër Xherdan Shaqiri në bankën rezervë ishte krejt takimin duke mos u inkuadruar fare.

Lyoni ka 22 pikë në vendin e 10-të, përderisa Reims me 19 pikë është në pozitën e 14-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/