image Reims dhe Dijon ndahen baras: Berisha dhe Celina luajnë tërë ndeshjen, zëvendësohet Zeneli

Futboll

Reims dhe Dijon ndahen baras: Berisha dhe Celina luajnë tërë ndeshjen, zëvendësohet Zeneli

news image

Reims dhe Dijon nuk kanë arritur të vazhdojnë me fitore në Ligue 1, duke luajtur baras sonte në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, shkruan Sinjali Sportiv.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Auguste Delaune’ ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Valon Berisha te Reimsi dhe Bersant Celina te Dijoni ishin titullarë në këtë ndeshje dhe zhvilluan tërë ndeshjen.

Edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, ishte titullar në këtë ndeshje, por futbollisti mitrovicas u zëvendësua në minutën e 66-të.

Ndryshe, Reims tani ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e 15-të, kurse Dijon tani ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e 18-të. /Sinjali Sportiv/.