Një burrë ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Manchester, duke u bërë personi i tretë në Britaninë e Madhe që vdes nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve britanike, viktima ishte një burrë 60-vjeçar.
“Pacienti kohët e fundit kishte udhëtuar nga një zonë e prekur. Gjurmimi i kontakteve tashmë është duke u zhvilluar”, tha Chris Whitty, zyrtari kryesor për mjekësi në Angli.
Ai është bërë personi i tretë në Britaninë e Bashkuar që vdes nga koronavirusi, pasi një i moshuar vdiq më herët në Milton Keynes dhe një grua po ashtu e moshuar vdiq në Berkshire./Gazeta Sinjali/